Ballina / Lajme / Kosovë / Ish-Zëvendësi i Haradinajt: Kryeministri i çon përpara temat e mëdha, probleme do të ketë me PDK’në e AKR’në
Loading...

Ish-Zëvendësi i Haradinajt: Kryeministri i çon përpara temat e mëdha, probleme do të ketë me PDK’në e AKR’në

Ramush Haradinaj do të ketë probleme me partnerët e koalicionit. Partia e Pacollit është e brishtë kurse PDK dërgoi emra të panjohur në Qeveri. Demarkacioni do të rrëzohet në Kuvend për të rinisur një dialog tjetër me Malin e Zi. Të gjithë deputetët shqiptarë kanë faj pse Lista Srpska pati aq shumë ndikim në formimin e Qeverisë. Ish-Nënkryetari i AAK’së, Naim Maloku, flet për Express.

Ish-Nënkryetari i AAK’së, Naim Maloku, thotë se Ramush Haradinaj do të drejtojë një Qeveri problematike për faktin se u ndërtua me vështirësi dhe ka partnerë të brishtë.

Megjithëkëtë, Maloku parashikon se Ramush Haradinaj mund t’i tejkalojë të gjitha këto sfida për shkak se punon dhe mbi të gjitha ka qëllimin e mirë për Shtetin e Kosovës.

“Mendoj se është i vetëdijshëm se është me vështirësi. Nuk ka me pasë shumë lehtë. Ka me pasë probleme me partnerët e koalicionit. I ka të brishtë. Posaçërisht AKR’në. Mirëpo, i ka hy kësaj pune, dhe, mendoj se i ka hy me mendim të mirë me bo diçka mirë për Kosovën. Tash, sa do të arrijë do të shohim”, ka thënë Maloku, për Express, një ditë pasi Haradinaj u bë Kryeministër.

Lideri aktual i AAK’së mori vetëm 61 vota për t’u bërë Shef i Qeverisë së re në një koalicion me disa parti.

Ish-kolegu partiak me të cilin nisi rrugëtimin politik pasluftës, Naim Maloku thotë se faji pse Qeverie Kosovës u ndërtua duke pasur edhe ndërhyrjen e Listës Sprksa e kanë të gjithë deputetët shqiptarë në Parlament.

“Mendoj se asnjë shqiptar dhe as partitë nuk kanë të drejtë të kritikojnë sepse në skenarin e djeshëm janë 100 deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Maloku thotë se Haradinaj do t’i çojë përpara temat e mëdha derisa i bën thirrje të bashkëpunojë me opozitën.

Thotë se demarkacionin do ta rrëzojë në Kuvend për të nisur një proces të dialogues me Malin e Zi.

“Demarkacioni duhet me çu në Kuvend dhe normalisht do të bie. Është dashur ta cojë Qeveria e kaluar në Kuvend dhe pastaj kalohet në një fazë tjetër të raporteve mali i zi Kosovë sikurse Kroaci Slloveni. Nuk kanë qenë votat në Kuvend, nuk janë as tash, dhe nuk kanë me qenë votat as në të ardhmen për këtë model të demarkacionit.  Pastaj, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë hapin e parë me Malin e Zi dhe të bëjë një marrëveshje për të shkuar ne arbitrazh. Të tregohet se nuk ka pretendime terrotirorale dhe as raporte të këqija fqinjësore”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, Maloku problemin më të madh e sheh te partnerët e Ramush Haradinajt në Qeveri. Thotë se edhe PDK bëri hile kur emëroi ministra të panjohur dhe pa bagazh në Qeverinë e re.

“Kabineti i Haradinajt nga emërimi i ministrave nga PDK’ja mes rreshtave e shoh një emërim për me dështu mos me u djeg emrat kryesor të PDK’së, përveç Bedri Hamzës”, ka shtuar ai.

“Kjo ia vështirëson punën. Nuk janë emra që janë kyç”, ka shtuar ai.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...