Ballina / Lajme / Bota / ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Rusi
Loading...

ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Rusi

Të paktën shtatë persona janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë.

Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte njëri prej militantëve të vet, ka raportuar faqja në Internet e agjencisë së lajmeve, Amaq, që është e lidhur me IS-in.

Agjencia e lajmeve, Interfax, ka cituar Ministrinë e Brendshme ruse, që ka thënë se autoritetet nuk konsiderojnë se terrorizmi ishte motiv për këtë sulm.

Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994. Autoritetet thanë se po shqyrtohet çështja për “çrregullime të tij të mundshme psikike”. Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët lokalë.

gazeta-Shqip.com)

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …