Ballina / Lajme / Kosovë / Ismet Jashari – Kumanova ” Ylli i pashuar i lirisë”
Loading...

Ismet Jashari – Kumanova ” Ylli i pashuar i lirisë”

Dalja në skenë e Ushtrimës Çlirimtare te Kosovës, do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari- Kumanova, djalë i ri dhe shume modest që me veprën e tij do t’ia ngrite lavdinë familjes, Orizares, UCK-se dhe do të behet krenaria e Kombit.

U lind me 16 prill 1967 ne Orizare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merrem me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy te pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismet shkollimin do ta vazhdon ne gjimnazin “Skënderbeu” në Presheve.

Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet që në gusht te vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë shok të tjerë të idealit.

Këta ishin trimat e lirisë qe reflektonin shprese dhe frymëzim për të gjithë ushtaret dhe popullatën civile. Ishin KUMANOVA, ÇELIKU, e TOPI dhe shumë trima të tjera të lirisë që shiheshin kudo në Kosovë, ata ishin në Likoc, Drenoc, Lladrovc, Klecke, Qafë Dulë, Malisheve, Jezerc ishin gjithekund, ishin 1,2,3 u bënë shumë e më shumë. U bënë mijëra e mijëra trima që nuk kursyen më të shtrenjtën – Jeten e tyre për liri dhe atdhe. Kumanova ishte gjithkund, në flakë e barot, në mesin e shokëve, në mesin e popullatës. Ai ishte shok, ushtar dhe njëhoheshisht komandant.

Në prill të vitit 1998, Ismet Jashari kthehej nga Dugagjini , ku në Kleçkë bie në pritë të forcave serbe, ku plagoset në të dy këmbët. Ende pa u sherua mirë ai

Me 17 qershor Ismet Jashari me bashkëluftëtar , mbajten fronin tri ditë për të mos i lën serbët të hyjn në Luzhan, ku kishte shqiptar civil në male. Pas shumë betejave të rrepta Ismet Jashari Kumanova  me 25 gusht në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për ballë me kriminelet serb bie dëshmor për të mbetur “YLL I PASHUAR I LIRISË”.

Ndërsa sot bëhen 19 vjet nga rënia e dëshmorit Ismet Jashari. Ku eshtrat e tij  prehen në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...