Ballina / Lajme / Kosovë / Ivanoviq: Presim që Lista Serbe ta mbështes Haradinajn
Loading...

Ivanoviq: Presim që Lista Serbe ta mbështes Haradinajn

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq tha se pret që Lista Serbe të mbështet koalicionin PANA, kandidat i të cilit për kryeministër është Ramush Haradinaj.

Ai për të mediat serbe deklaroi se Lista Serbe ka bërë disa gabime në mesin e të cilave është edhe moszhvillimi i diskutimeve rreth mënyrës se si Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i trajtojë serbët, por ka pritur për një marrëveshje në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e re, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli.

Kadri Veseli të enjten u rizgjodh në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai mori edhe mbështetjen e Listës Serbe me ç`rast nënkryetar i parlamentit nga radhët e saj u zgjodh Slavko Simiq.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...