Ballina / Uncategorized / Izairi: Investuam në rrugë, shkolla dhe ujësjellës
Loading...

Izairi: Investuam në rrugë, shkolla dhe ujësjellës

Kandidati për kryetar komune të Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izari sonte shpalosi projektet për katër vitet e ardhshme si investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime si dhe në arsim.

“Do të investojmë 18.5 milion  investime kapitale dhe atë 8.1 milion euro rrjete kanalizimi dhe uj të pishëm  për shtatë vendbanimet e Dervenit, 2.6 milion euro infrastrukturë rrugore, 2.8 milion euro investime në arsim dhe sport, ndërtova dy shkolla te reja, dy salla sportive, dy kënde lojrash  për fëmijë dhe 1 .4 milion euro investime në mjedis jetësor dhe përkujdesje sociale dhe shëndetësi”, tha Fatmir Izairi kandidat pë kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahet me 15 tetor.

Nga ana tjetër lideri i BDI-së u shpreh se Fatmir Izairi është ustah për thithjen e investimeve të huaja.

Pse Fatmir Izairi prapë i duhet Komunës së Zhelinës. Sepse mjafton te shohësh rrugët dhe rrugicat që janë bërë e që ju i prekni dhe i shfrytëzoni. Prandaj Zhelina, Komuna e Zhelinës në terësi me të gjitha vendbanimet, e them me shumë  sinqeritet, se Zhelima ka nevojë edhe një mandat për Fatmir Izairin që përfundimisht shumë punë të filluara t’i përmbyllë me sukses. Këtë më së miri din ta bën Fatmiri sepse  është një menaxhues i mirë  dhe nga Fatmiri nuk përfiton vetëm Zhelina, fitojnë edhe të tjerët me kontributin dhe njohuritë e tij, që ka fituar brenda këtyre tetë viteve. Zhelina ka nevojë për Fatmirin sepse është mjeshtër i thithjes së fondeve IPA dhe fondeve nga Banka Botërore” tha Ahmeti.

Zhelina me 3shin ✅Bashkë…për Komunën që ❤️

Posted by Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI on Dienstag, 3. Oktober 2017

Loading...

Shikoni gjithashtu

Coming Soon “ Nuk e Di” nga ZONI

Nuk e Di është një projekt i cili pret shumë shpejt të marri driten e …

Loading...