Ballina / Lajme / Kosovë / Jelena Miliq “po të ishte Vuçiq s’do ta pranoja Kosovën pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së…!”
Loading...

Jelena Miliq “po të ishte Vuçiq s’do ta pranoja Kosovën pa e pranuar të gjitha vendet e BE-së…!”

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliq, ka deklaruar se CEAS la mbështetur dialogun e brendshëm për Kosovën, meqë ai është i nevojshëm, citon atë B92, transmeton Koha.net.

Ajo ka theksuar se mbështetja është dhënë meqë Serbinë e presin ose ndryshime të rëndësishme ose miratimi i dokumenteve të reja strategjike dhe doktrinare dhe ka shtuar se Kosova është çështje e vazhdimit të integrimeve europiane.

Në një intervistë për javoren Expres ajo tha se “Po të isha Vuçiq kurrë nuk do të pranoja Kosovën deri sa të mos e pranojnë të gjitha vendet e BE-së”.

E pyetur se nga kërcënohet më së shumti siguria Në Serbi, ajo ka thënë se këtu kthehemi në çështjen pse duhet të mbështetet dialogu me Kosovën.

Kosova përbën kërcënimin më të madh për sigurinë e Serbisë. Unë nuk do të thosha kështu. Për Serbinë, sipas mendimit tim, kërcënohet më së shumti nga fakti se nuk ka sistem të reformuar të sigurisë, të konsoliduar dhe se i mungon mbikëqyrja e tij…” është shprehur Miliq.

“Politika e jashtme është më shumë se aq. Ajo është një sinjal. Tjetër është se nuk kemi strategji kombëtare të sigurisë, që në fakt duhet të hartohet kur të miratohet strategjia kombëtare e politikës së jashtme. Në Serbi me të vërtetë është e pamundur të vazhdojë vendosja e sundimit të ligjit deri sa të mos dihet se çfarë po ndodhë me Kosovën”, ka vlerësuar ajo, transmeton Koha.net.

Miliq po ashtu ka thënë se të gjithë duhet të marrin pjesë në dialogun për Kosovën. Sipas saj kjo çështje ka të bëjë edhe me3 stabilitetin e rajonit dhe se si do të duket Serbia, si një partner i besueshëm apo jo.

“Besoj se bashkësia perëndimore dhe ndërkombëtare është e ndërgjegjshme se Kosova vetëm nuk do të mund të dalë nga kriza e tashme paszgjedhore, por edhe institucionale, madje edhe statusore. Sidoqoftë, të stoposh Kosovën, ta zëmë në Interpol, me të vërtetë është skajshmërisht e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”, vlerëson Miliq.

/ KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...