Ballina / Show Bizz / TV / Film / Ka vdekur aktori i “Game of Thrones” Roy Dotrice (Foto/ Video)
Loading...

Ka vdekur aktori i “Game of Thrones” Roy Dotrice (Foto/ Video)

Aktori i shumë roleve duke përfshir edhe rolin e tij në “Game of  Thrones”  Roy Dotrice ka vdekur  në moshen 94 vjeçare.  I lindur në Guernsey, Dotrice u bashkua me Forcën Ajrore Mbretërore. Ai më parë ka treguar se ushtria ishte ajo e cila e frymëzoi të bëhet aktor.

Luajti në shumë filma e seri tv të njohura siç janë: Amadeus, Beauty And The Beast ,  Father Gary Barrett , Picket Fences,Shaka Zulu, Mr And Mrs Smith, Life Begins, Game of Thrones, A mole for malicious people, Eliminators, The Cutting Edge dhe Hellboy II: The Golden Army. Si dhe ka luajtur një dramë të krimit “Art Robbers”. Por gjithashtu ka luajtur edhe në filmin televiziv , Alien Attack, Buffy the Vampire spin-off Angel.

 

Në vitin 1969 mori çmimin ” Bafta “ për aktorin më të mirë televiziv, në rolin e tij  Albert Haddock në adaptimin e BBC për rastet mashtruese të AP Herbert. Gjithashtu mori çmim edhe për rolin e tij në ringjalljen e “ Brodway”.

Dotrice hyri në librin e rekordeve të Genisit në vitin 2004, për rekordin e madh të personazheve të shkruar në libër audio.

Roy Dotrice fitoi  çmimin “ Tony” në vitin 2000 për aktorin më të mirë në një lojë për punën e tij “ Një hënë për të mjerët”.

 

 

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Filmi “Heroi” shfaqet në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit ne Ferizaj

Filmi “Heroi” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër në ora …

Loading...