Ballina / Lajme / Kosovë / Kabashi premton 5000 vende të reja pune në Prizren

Kabashi premton 5000 vende të reja pune në Prizren

Lulzim Kabashi, kandidati për kryetar të Prizrenit nga AAK-ja, gjatë një tubimi zgjedhor në këtë qytet, ku prezent ishte edhe kryeminsitri i Republikës së Kosovë, Ramush Haradinaj, premtoi hapjen e 5000 vendeve të reja të punës gjatë mandatit katërvjeçar.

Kabashi u zotua se 50% e drejtorive do të udhëheqen nga femrat. Po ashtu, premtoi dyfishim të buxhetit për bujqësi e blegtori, si dhe shërbime mjekësore 24 orë. Ai ta se ndër prioritet e tij do të jetë krijimi i kushteve më të mira për nxënësit, përfshirë investimi në teknologji informative.

Kabashi përfundoi duke thënë para qutetarëve se është i vetëdijshëm se të gjitha këto nuk janë të lehta për t’u realizuar, por theksoi se është i gatshëm të punojë.

Në ndërkohë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

“Të gjithë qytetarët e Prizrenit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, te Lulzim Kabashi do ta gjejnë kryetarin e tyre,” tha kryeministri i vendit.

Haradinaj u shpreh se në Kosovë nuk guxon të ketë qytetarë të diskriminuar.

“As kur shkon në spital, as kur shkon në gjykatë, as kur shkon në një zyre, cilëndo qoftë për punët që i ka. Kosova do të jetë e të gjithëve, e gjithë qytetarëve”.

I pari i ekzekutivit foli edhe për kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Lulzim Kabashi, për të cilin tha se ka ofruar programin më të mirë.

“Sot jemi në Prizren për të konfirmuar se përcaktimi ynë për këtë vend është i vërtetë dhe serioz. Program më të mirë dhe qasje më të vërtetë dhe reale sesa Lulzim Kabashi nuk keni në Prizren”.

Në vazhdim, ai premtoi se për çdo vit do të rritet buxheti, por jo taksat për qytetarët.

“Ashtu si po punojmë seriozisht në nivel nacional, jam i bindur se edhe Lulzim Kabashi do ta bëjë këtë në Prizren. Jemi duke punuar që ta rrisim buxhetin nga viti në vit; jo duke i rritur taksat, por duke e rritur zhvillimin e qarkullimin.”

Kreu i Qeverisë dhe Aleancës ka përmendur shumë projekte që janë më të mëdha sesa kapaciteti i Komunës, por tha se për këto projekte Prizreni do të ketë përkrahjen e qeverisë nën udhëheqjen e tij.

“Nuk ka gjë më të mirë dhe të vlefshme sesa kur mbërrin te bujku dhe fermeri që me pak ndihmë prej teje, ai mund të bëjë një gjë të mirë për vete dhe për vendin. Nuk ka gjë më të mirë se me mbërri te sportisti dhe me pak ndihmë, ai me na ba krenarë të gjithëve. Do ta përkrahim komunën në çdo aspekt,” u zotua Haradinaj.

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …