Ballina / Lajme / Kosovë / Kadri Veseli, dorë për dore me Violetën në mes të Prishtinës (Foto)
Loading...

Kadri Veseli, dorë për dore me Violetën në mes të Prishtinës (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk heziton që të shkojë në këmbë në selinë e partisë së tij.

Ai është parë pasditen e të hënës me bashkëshorten e tij Violetën dorë për dore në sheshin “Nëna Terezë”.

Besohet se të dy kanë shkuar në këmbë në drejtim të selisë së PDK-së.

Violeta ka zgjedhur një veshje mjaft elegante, ngjyrë krem në pjesën e posthme ashtu sikurse këpucët, teksa bluza e saj e bardhë e bën të duket sa elegante, aq edhe atraktive.

Nga ana tjetër lideri i PDK-së shfaqet në mënyrë klasike me kostum ngjyrë hiri, një ngjyrë që me sa duket është e preferuara e tij.

Kadri Veseli prej vitesh është i martuar me Violetën dhe ajo nuk mungon asnjëherë krah tij në paraqitjet publike.

Vetëm pak ditë më parë për herë të dytë rresht Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. /MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...