Ballina / Lajme / Kosovë / Kadri Veseli nuk “guxoi” të matet në Kuvend
Loading...

Kadri Veseli nuk “guxoi” të matet në Kuvend

Ka dështuar për herë të gjashtë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Kryesisë. Vazhdimi i seancës është përcjellë me akuza e kundër akuza ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Koalicionit PAN. Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit nuk arritën as për të gjashtën herë të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit për shkak të mungesës së numrave.

Kuvendi i kuvendit është mbledhur të enjten në vazhdimin e seancës konstituive, mirëpo përsëri nuk është arritur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Seanca e konsituimit filloi me një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish- Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe pastaj fjala iu dha koalicionit PAN.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që është në koalicion me AAK-në dhe Nismën, Enver Hoxhaj, ka kërkuar më shumë kohë në mënyrë që ta formojnë shumicën.

Hoxhaj u shpreh, se ata e kanë kandidatin për kryetar të kuvendit, mirëpo nuk i kanë 61 numra për krijimin e institucioneve, prandaj kërkoi kohë më shumë në mënyrë që të koordinohen.

“Në këto javët e fundit nuk e kemi pasur shumicën prej 61 votave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, tha Hoxhaj.

Pavarësisht që kanë kaluar dy muaj që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni PAN nuk ka arritur t’i sigurojë 61 vota.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...