Ballina / Lajme / Kosovë / Kandidati i AAK’së për kryetar komune që ka pasuri prej rreth 3 milionë eurove
Loading...

Kandidati i AAK’së për kryetar komune që ka pasuri prej rreth 3 milionë eurove

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kadriu ka deklaruar pasuri prej afër 3 milionë eurove – saktësisht 2 milionë e 858 mijë e 811 euro. Tëgjitha këto pasuri, Kadriu i ka deklaruar në emër të vetin.

Rexhep Kadriu u shpreh i lumtur me besimin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka dhënë atij për të kandiduar për kryetar të Komunës së Gjilanit, kur të martën doli në konferencë përkrah shefit të partisë, Ramush Haradinajt.

Kadriu, i cili aktualisht është nënkryetar i Komunës së Gjilanit, synon që pas 22 tetorit të udhëheq me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan ka një veçori dalluese. Ai posedon një pasuri milionëshe.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Kadriu ka deklaruar pasuri prej afër 3 milionë eurove – saktësisht 2 milionë e 858 mijë e 811 euro. Të gjitha këto pasuri, Kadriu i ka deklaruar në emër të vetin.

2 milionë e 436 mijë e 811 euro është vlera e pasurisë së paluajtshme që posedon nënkryetari i Komunës së Gjilanit. Rexhep Kadriu ka deklaruar dy shtëpi dhe katër banesa si pasuri të paluajtshme. Përpos këtyre, ai ka deklaruar edhe nëntë parcela me tokë – disa prej të cilave, siç ka deklaruar vet ai në AKK, i shfrytëzon për biznes.

Prejardhjen e kësaj pasurie, Rexhep Kadriu e ka justifikuar se ka ardhur nga trashëgimia e familjes së tij, nga kursimet dhe nga të ardhurat e bizneseve të tij.

Ndërkaq, Kadriu ka deklaruar edhe 422 mijë euro pasuri të luajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2017.

Në këtë pjesë të pasurisë Kadriu ka deklaruar dy vetura limuzinë, të tipave Mercedes dhe Passat. Të gjithë prejardhjen e pasurisë së luajtshme Kadriu e ka prejardhje nga bizneset e tij private, raporton Insajderi.

Po ashtu, kandidati për kryetar të Gjilanit ka deklaruar se i ka deponuar rreth 16 mijë euro para të gatshme në bankë, për fëmijët e tij.

Kadriu ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Gjilanit në katër vitet e fundit. Në këtë periudhë AAK-ja bashkëqeverisi në Gjilan së bashku me LDK-në e Lutfi Hazirit.

/GazetaExpress/
Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...