Ballina / Lajme / Kosovë / Kandidimi i Bekim Jasharit në Skenderaj – nokaut i madh për PDK-në
Loading...

Kandidimi i Bekim Jasharit në Skenderaj – nokaut i madh për PDK-në

Milaim Zeka ka postuar në Facebook, se kandidimi i Bekim Jasharit për Komunen në Skenderaj. Zeka është shprehur shumë i lumtur duke treguar se edhe Hamz Jashari ka qenë strateg dhe intelektual i madh.

Postimi i plotë

Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj – nokaut i madh per PDK-ne

Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares për kryetar të Skenderajt, ka qenë nga lajmet me të mira të këtije viti. Ata që e kanë njohur Hamëz Jasharin, e dinë fare mirë se ai ka qenë intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qenë vizionar i lirisë të Kosovës. Tallja e tije me “akademikët e Kosovës” është përtej çdo diplome, dhe titulli akademik!
Bekimi është i ngjashëm. Unë nuk e mbështes pse është djali i Hamzes, po pse është i mençur, dhe qe din me qu atë vend përpara. Populli ynë nuk ka thënë kot: Dardha pikë nën dardhë!
Garimi i Bekim Jasharit, në njëren anë i ka dhënë nokaut PDK-së, në anen tjetër i ka dhënë një leksion VV, duke i treguar që zhgënjimi është aq i madh në politiken 16 vjeçare, sa që fal këtij zhgënjimi, u rrite VV.

Fitili i Lirisë të Kosovës u ndez në Prekaz. Era e demokracisë të Kosovës filloi në Drenicë vitin e kaluar, ndërsa tani po ndertohen themelet.
Skenderaj do ta ketë një kryetar qe i duhet!

/MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...