Ballina / Lajme / Kosovë / Kapet policia duke transportuar drogë me vetura

Kapet policia duke transportuar drogë me vetura

Për shumë qytetarë të Kosovës i pabesueshëm do cilësohej fakti se doga në vend qarkullon në makinat e Policëve të Kosovës. Policia e Kosovës vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend por brenda vitit zyrtarët e saj janë kapur në dy raste tek transportonin drogë me makina e tyre.

 Prokuroria e Mitrovicës është duke hetuar një rrejt të policëve të Kosovës të cilët u kapën para disa javësh me 8 kilogramë mariuhanë në Mitrovicën Veriore.

KALLXO.com ka siguruar detaje nga dosja e prokurorisë së Mitrovicës ku përshkruhen veprimet e policeve dhe mënyre se si ata shoqëronin dhe përcillnin dërgesën e drogës në Mitrovicën Veriore.

Në dokumentin e siguruar i cili mban numrin 68/2017-të e i hartuar nga prokurorja e krimeve të rënda, Zejnie Kela, përshkruhen veprimet e policit Adnan Gërrxhaliu në përcjelljen e makinës në të cilën qarkullonte sasia e drogës.

Sipas dosjes së prokurores Kelaj me datë 13.07.2017, policët Adnan Gërrxhaliu e Shemsedin Geci së bashku me personin e tretë Valon Malaj ishin koordinuar që ta dërgonin drogën nga Skenderaj për në Mitrovicën e Veriut.

Grupi sipas dosjes së prokurorisë ishte fotografuar në çdo hap nga hetuesit të cilët po e ndiqnin rastin.

“Grupi ishin takuar para një kafiterie në Skenderaj dhe ishin marrë vesh për detajet e rrugëtimit të dërgesës”, përshkruhet në dosje.

“Një makinë Golf 2 pronë e policit Gërxhaliu do t’i printe kolonës për të hapur rrugë pas saj do vinte një makinë tjetër ndërsa e fundit do lëvizte makina Golf 4 e drejtuar nga polici Shemsedin Geci”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

E njëjta pretendon se gjatë rrugëtimit grupi u ritakua në Mitrovicë në rrugën Bislim Bajgora.

“Nga aty Gërrxhaliu së bashku me një person nga Shqipëria kishin vazhduar në Mitrovicën Veriore”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Shtetasi shqiptar sipas pretendimeve të prokurorisë kishte telefonuar Valon Malën dhe i kishte kërkuar të niset për në veri pasi rruga ishte e lirë.

Prokuroria pretendon se e ka vëzhguar deri në detaje lëvizjen e makinës Golf 2 gjatë qarkullimit të saj në pjesën jugore të Mitrovicës.

Policët në fjalë ishin arrestuar gjatë operacioneve të policisë dhe IPK-së ndërsa të njëjtit mbahen në paraburgim me vendim të gjykatës së Mitrovicës. Në procesverbalet e gjykatës shkruhet se ata nuk i kanë pranuar veprimet duke u thirrur në pafajësi. Avokati i Adnan Gërrxhaliut, Jetulla Berisha, i ka thënë KALLXO.com se tashmë kanë deponuar një ankesë në gjykatën e Apelit për të kundërshtuar masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.

Droga Sfidon besueshmërinë e Policisë

Policia e Kosovës vlerësohet në mesin e institucioneve më të besueshme në Republikën e Kosovës, por skandalet e drogës në vazhdimësi e kanë dëmtuar imazhin e këtij institucioni.

Në rrethana ende të paqarta në prill të vitin 2009 nga depot e provave të policisë së Kosovës janë vjedhur rreth 40 kilogram heroinë. Rasti ende i pazbuluar është shëndrruar në njërën nga kritikat më të mëdha për policinë e Kosovës. Zyrtarë të tjerë të policisë janë përfshirë në afera me drogën. Vitin e kaluar policia arrestoi policin nga Peja, Gazmend Dobruna, nën dyshimin se po transportonte mariuhanë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorial e Prishtinës të akuzuarit Gazmend Dobruna, Shaban Halimi e Aziz Hamiti më 2 gusht të vitit të kaluar në fshatin Shakovicë të Podujevës u ndaluan nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte Gazmend Dobruna në bagazh u gjet dhe sekuestrua sasi e narkotikut që dyshohej të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme prej 5 kilogramë e 455 gramë.

/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …