Ballina / Lajme / Kosovë / KEDS do të paditet nga avokati i pronarit të “Hotel Kalaja” në Vushtrri

KEDS do të paditet nga avokati i pronarit të “Hotel Kalaja” në Vushtrri

 

Avokati mbrojtës i pronarit të Hotel Kalasë, në Vushtrri, për MegaPress, thot se KEDS, është përgjegjës për zjarrin e shkaktuar, përshak se rryma elektrika ka tension të ulët dhe nuk po bëjnë asgjë për të intervenuar.

Sipas avokatit Mahmut Halimi, shkaktari i zjarrit në Hotel Kala, ka ardhur si pasojë e nderprerjes së një pas njëshme dhe pa paralajmrim të energjisë elektrike. Prandaj avokati është i bindur se përgjegjës është kompania, për mbarvajtjen e rrjetit dhe furnizimin me energji elektrike.

Avokati akuzon punëtorët e KEDS- it, për neglizhencen e tyre, të cilët janë të papërgjegjshëm në punen që ata bëjën. Ai tregon se disa herë KEDS, është kontaktuar për ta rregulluar energjinë elektrike, por gjithmon kan mbetur pa përgjegjjen e duhur, nga ana e KEDS-it.

 

Avokati  ndihet i shqetësuar sepse përveq dëmeve të shkaktuara, do të mbesin pa punë rreth 35 punëtor, të cilata kan qenë të punësuar në Hotel Kala. Ndërsa Halimi është i bindur se organet kompetente do të jen vigjilente lidhur me rastin. Ndërsa presin që shumë shpejt të formohet edhe ekipi, i cili do të jap mendimin e vet,  për dëmin e shkaktuar ku pa dyshim fajtor është KEDS.

Më tutje Halimi, shpreht i shqetësuar edhe për bizneset tjera në përgjithësi në Vushtrri, se mund ta ken fatin e njejt sikurse Hotel Kalaja.

Avokati Halimi thot se do i mar të gjitha veprimet e duhura dhe nëse nuk arrihet marrveshja për kompenzim, atëherë rasti do të dergohet në Gjykatë./MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …