Ballina / Show Bizz / Po Flitet / Këngëtarja shqiptare zbulon të përbashktën që ka me Rita Orën…!
Loading...

Këngëtarja shqiptare zbulon të përbashktën që ka me Rita Orën…!

Sa e sa herë kemi folur për stilet e njejta mes artisteve! Sa shpesh kemi zbuluar tendenca që i kanë tërhequr njësoj, disa nga yjet…Një dukuri e tillë është bërë e zakonshme tek VIP-at botërorë, e nuk kishte si të mungonte as ndër rradhët e personazheve shqiptarë.

Duke filluar nga veshja, e deri tek modelet e ngjyrat e flokëve, të famshmet e vendit tonë i kemi parë jo rrallë herë të paraqitura identike, në evente e kohë të ndryshme. Edhe pse emrat në këtë listë janë pothuajse gjithmonë të njejtit (me disa ndryshime të vogla), sot ishte rradha e një tjetër artisteje për të zbuluar një detaj mjaft interesant në këtë aspekt.

Rita Ora ka publikuar së fundmi një foto në Instagram, ku shihet me syze të kuqe në formë gjeometrike. Nuk është hera e parë që e shohim këtë aksesor të paraqitur nga këngëtarja, e deri këtu nuk ka asgjë që të na bëjë përshtypje. Por, ka qenë Orgesa Zaimi ajo e cila nuk ka lënë këtë detaj të shpëtojë, e jo më kot! Foton e Ritës, Orgesa e ka ripostuar në llogarinë personale të sajën, e përsipër ka shkruar:

“Kur Rita Ora ka syze si unë”. Fill pas kësaj, Zaimi ka publikuar një imazh të vetin, ku shihet me po të njejtin aksesor. Duke marrë parasysh stilin e ve?antë të Orgesës, që nuk korrespondon shumë me atë të Orës, të bën vërtetë përshtypje kjo zgjedhje që i ka bashkuar sot të dyja artistet. Në galeri do të gjeni postimin e plotë. Cilës prej vajzave i shkojnë më shumë?

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “ NOMADET” Super Projekti Muzikor nga TRINIUM X DEEZY X BERNIE (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...