Ballina / Lajme / Kosovë / Këshilltari i Isa Mustafës godet rëndë Vetëvendosjen
Loading...

Këshilltari i Isa Mustafës godet rëndë Vetëvendosjen

Shefi i kabinetit të Qeverisë Mustafa, njëherësh këshilltari i tij, Sokol Havolli, është pjesëtari i radhës i Lidhjes Demokratike të Kosovës që i reagon Lëvizjes Vetëvendosje sot.

Havolli ka shkruar se krejt çka Vetëvendosje di të bëjë janë akuzat, sulmet, shantazhet, pa kryer asnjë punë të mirë.

“… kjo mbetet puna juaj më e mirë, sepse nuk dini të bëni punë tjetër, përpos akuzave, sulmeve, dhunës, shantazheve dhe mashtrimeve.”, ka shkruar anëtari i LDK’së në Facebook.

Havolli ka shtuar se askush nga partia e tij nuk ka kërkuar që të tërheqin dosjet ndaj Isa Mustafës të dërguara në Prokurori nga VV.

“Tjetër nuk dini të bëni, nuk keni bërë asnjë punë të mirë në qytet dhe në Komunë… Askush nuk ka kërkuar nga ju t’i tërhiqni dosjet, por t’i sqaroni ato. Dhe ju keni frikë t’i sqaroni….”, ka përfunduar ai.

Që nga përfundimi i seancës së sotme LDK dhe VV dërguan akuza në adresë të njëra tjetrës, duke krijuar situatë akoma më të paqartë rreth raporteve të tyre

Për LDK’në ishin të papranueshme akuzat e VV’së për liderin e tyre, por nuk lanë pa përmendur as dhunën që Lëvizja ka përdorur në Kuvend mandatin e kaluar.

Nga ana tjetër, për Vetëvendosjen, 70 dosjet nga Mustafës të dërguara në Prokurori ishte puna më e mirë që kjo parti ka bërë në kryeqytet. /Express/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …