Ballina / Lajme / Kosovë / Këshilltari i kryeministrit: PAN zotëron vetëm 39 (+1) vota, LAA-VV 60 vota të sigurta
Loading...

Këshilltari i kryeministrit: PAN zotëron vetëm 39 (+1) vota, LAA-VV 60 vota të sigurta

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, përmes një postimi në facëbook, ngjarjet e djeshme në Kuvend  i ka quajtur një lojë numrash.

Sipas tij, PAN zotëron vetëm 39 vota, ndërsa LAA dhe VV nëse arrijnë marrëveshje, do të bënin shumicën shqiptare, me 60 vota të sigurta.

“Na u tha dje se Kuvendi i Republikës së Kosovës ishte i ndarë përgjysmë (60 me 60 vota). Megjithatë, kjo nuk është fare e vërtetë, pasi që në Kuvend kemi një ndarje krejtësisht të natyrës tjetër; derisa PAN tani zotëron vetëm 39 (+1) vota, në anën tjetër nëse LAA dhe LVV arrijnë marrëveshje do të zotëronin 60 vota të sigurta. Votat tjera janë vërtetë vota të komuniteteve, të cilët në te kaluarën asnjëherë nuk kanë mbajtur anë por zakonisht i janë bashkuar shumicës qeverisëse. Prandaj, është vendimi i Gjykatës Kushtetues dhe kokëfortësia e grykësia e PAN që mbajnë peng formimin e institucioneve, e jo logjika e numrave”, ka shkruar Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …