Ballina / Shendetesi / Ushqimi dhe Dieta / Kifle të Bosnjes për mëngjes
Loading...

Kifle të Bosnjes për mëngjes

Përëbërsit

  • 600-750 gram (rreth 5 gota) miell
  • 1 zarf tharmë
  • 1 lugë sheqer
  • 2 lugë kripë
  • 300 ml ujë
  • Susam
  • 1 gotë qumësht

Udhëzimet

Kombinoni të gjithë përbërësit e thatë në një mikser derisa të perzihen mirë. Kombinoni ujin, vajin dhe qumështin derisa blenderi është në shpejtësi të ulët. Rrisni shpejtësin në mesatare për 3-4 minuta. Brumi i kifles duhet të jetë mesatarisht i butë. Nëse është shumë i butë shtoni miell përsëri.
Përgatisni një vrimë me miell për rreth në vend ku do ti përgatisni kiflet, dhe për 10-15 minuta ngjisheni brumin. Pastaj ktheni brumin tek ena, mbulojeni me pecetë. Prisni rreth një orë derisa të dyfishohet masa e brumit.
Pasi të jetë shtuar masa ndajeni brumin në dy enë, hapeni çdo pjesë në dersa të arrijnë rrethin 45 cm. Me një prerës të pizzave preni 4 herë në mënyr që të fitoni 8 trekëndësha. Për të formuar një kifle, së pari paloseni në të dy qoshet në anën e shkurtër e trekëndëshit. Duke e rrotullar vazhdoni derisa të arrini tek fundi.
Mund tju jepni edhe formë të korsantit. Kiflës në mes mund ti shtohet filli sipas dëshirës djath, gjizë, gjem, reçel, eurokrem etj… sipër dekurojini me sususam dhe lyeni me të kuqe të vezës dhe me gjalpë të shkrier. Hidhni sipër enës ku do të piqen kiflet letrën për pjekurina. I lëmë të piqen në temperaturë mesatare derisa të arrijnë ngjyrën e artë. Ju bëftë mirë!/Gjellaime.com/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Receta për gullash

Përbërësit: 1 kg mish viçi 500 gr qepë 3 thelbinjë hudhër 1 karrotë 2 luge …

Loading...