Ballina / World / Sports / Kina 2019: Fitore spektakulare e Kosovës, e kalon fazën parakualifikuese
Loading...

Kina 2019: Fitore spektakulare e Kosovës, e kalon fazën parakualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës e kaluar fazën parakualifikuese në rrugëtimin për Kampionatin Botëror Kina 2019.

 ‘Dardanët’ në një ndeshje me shumë emocione, e të mbështetur nga tifozët në ‘Pallatin e Rinisë’, kanë mposhtur Estoninë me rezultat 75-69 për të kaluar në raundin tjetër.

Kjo fitore e Kosovës, e eliminon Maqedoninë, ndërsa tutje ka kaluar edhe Estonia nga grupi C.

Çereku i parë kaloi në baraspeshë, por me Kosovën që në momente të caktuara diti të jetë më e saktë, për ta fituar me vetëm dy pikë epërsi, 24:22.

Një tjetër Kosovë u pa në çerekun e dytë, me gabime në sulm e në mbrojtje, duke iu kushtuar me humbjen e këtij çereku me rezultat 16:11, teksa rezultati i përgjithshëm figuronte 38:35 në të mirë të mysafirëve nga Estonia.

Në çerekun e tretë doli në skenë Dardan Berisha me dy treshe të njëpasnjëshme për t’i kthyer gjërat në favor të Kosovës, kur kishin më së shumti nevojë.

Kosova e fitoi çerekun e tretë me rezultat 19:14.

I paparashikueshëm e më shumë përmbysje ka qenë çereku i katërt, që ishte vendimtar për fituesin.

E këtë çerek, e fitoi Kosova me rezultat 21:17, për të siguruar një kualifikim të madh dhe historik.

/Lajmi.net/

Loading...

Shikoni gjithashtu

‘”Bale dhe Benzema duhet të largohen”, shpërthejnë tifozët

 Tifozët janë të dëshpëruar dhe nuk i duan më Benzeman e Bale në skuadër. Real …

Loading...