Ballina / Lajme / Bota / Kina kërkon vazhdimin e punës së UNMIK-ut në Kosovë
Loading...

Kina kërkon vazhdimin e punës së UNMIK-ut në Kosovë

Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Wu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë.

Ai, gjatë fjalimit të tij në New York, në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën, transmeton KP.

Kosova dhe SHBA kanë përsëritur edhe në këtë seancë kërkesën për reduktimin e UNMIK-ut, ose dhënien fund të punës së këtij misioni, pasi që është i panevojshëm, duke u nisur nga fakti se Kosova tashmë është shtet i pavarur./ KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...