Ballina / Lajme / Bota / Kina zotohet se do të veprojë nëse SHBA dëmton lidhjet tregtare
Loading...

Kina zotohet se do të veprojë nëse SHBA dëmton lidhjet tregtare

Kina do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj, në rast se Shtetet e Bashkuara dëmtojnë lidhjet tregtare. Kjo pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka autorizuar një hetim rreth dyshimeve se Kina i ka vjedhur SHBA-së pronësi intelektuale.

Kjo ka qenë masa e parë tregtare e administratës së presidentit Trump kundër Kinës, në kohën kur janë rritur tensionet rreth ambicieve bërthamore të Koresë Veriore.

Sidoqoftë një hap i tillë, nuk shihet se mund të ndikojë në marrëveshjet afatshkurtra tregtare në mes të dy vendeve.

Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, do të ketë një vit kohë, për të vërtetuar nëse duhet të niset ndonjë hetim zyrtar rreth politikave të Kinës për pronat intelektuale, për të cilat Shtëpia e Bardhë dhe grupe industriale amerikane thonë se janë duke dëmtuar bizneset në SHBA.

“Në rast se SHBA-ja injoron faktet dhe nuk respekton parimet tregtare, duke marrë masa që do të dëmtonin interesin e dy palëve, Kina pa dyshim se nuk do të qëndrojë duke shikuar, mirëpo do të marrë të gjitha masat për të ruajtur të drejtat e vendit”, është thënë nga ministria e Tregtisë së Kinës.

Zyrtarë të administratës së presidentit Trump kanë vlerësuar se vjedhja e pronës intelektuale nga Kina mund të kap vlerën e 600 miliardë dollarëve.

Kina në anën tjetër ka thënë se çështjet e tregtisë nuk duhet të jenë të lidhura me problemet e SHBA-së me Korenë Veriore.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...