Ballina / Lajme / Bota / Kjo është dhoma ku mbahej Florenc Beqiraj në paraburgimin e Marsejës (Foto)
Loading...

Kjo është dhoma ku mbahej Florenc Beqiraj në paraburgimin e Marsejës (Foto)

Masakrimi i 23-vjeçarit nga Shkodra në burgun e Marsejës, ka sjellë reagime të shumta gjatë ditëve të fundit.

Florenc Beqiraj u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi më parë mbahej në paraburgim në Marsejë.

Fillimisht u tha se ai tentoi vetëvrasjen, por familja e 23-vjeçarit ka ngritur dyshimet se ai është vrarë në paraburgim.

Këto dyshime përforcohen edhe nga dëshmitë e dhëna nga disa shqiptarë të tjerë, të cilët sikundër është raportuar kanë qenë në të njëjtin paraburgim bashkë me Florencinn, ndërsa kanë denoncuar kushtet në të cilat trajtohen.

Në foto shihet politikani Modem Mohamed Laqhila, i cili vizitoi qendrën e paraburgimit në Canet në Marsejë. Ai ka parë nga afër dhomën ku mbahej i ndaluar Florenc Beqiraj, i cili dyshohet, sipas autoriteteve franceze, se u vetëvar më 14 dhjetor.

Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një padi kundër një personi që mediat franceze e identifikojnë vetëm me “X”.

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …