Ballina / Lajme / Kosovë / Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Blerand Stavilecit
Loading...

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Blerand Stavilecit

(E plotësuar) – Drejtori i Emergjencës Basri Lenjani, ka folu për gjendjen shëndetësore të Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai bëri të ditur se rreth orës 14:30 me autoambulancë është sjellë një e lënduar si pasojë e një sulmi fizik.

Ai njoftoi se bashkëshortja e Blerand Stavilecit ka pësuar lëndim apo thyerje të kockës së hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit të djathtë që është e shoqëruar me plagë, me gjakderdhje të vogla.

Ndërsa vet ministri Blerand Stavileci, pasi që ka dalë nga emergjenca ka thënë se nuk dëshiron të flas pasi që do të prononcohet gjatë ditës së nesërme lidhur me rastin.

Rrahet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci,  Vitore Stavileci.

Pas  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.

***

Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.

Burimet e medias kanë konfirmuar se bashkëshortja e Stavilecit është dërguar sot me lëndime në Emergjencë.

Media ka tentuar të marr një konfirmim nga vet ministri, mirëpo kontakti me të është i pamundur aktualisht.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...