Ballina / Lajme / Bota / Kjo është oficerja e parë me shami në SHBA (Video)

Kjo është oficerja e parë me shami në SHBA (Video)

Qyteti i Dearborn e ka caktuar Amal Chammout si oficeren e parë në vend që e vesh uniformen e policisë dhe e vë shaminë (hixhabin) në të njëjtën kohë.

Në një intervistë më AJ+, 23-vjeçarja thotë se është si çdo oficerë tjetër, transmeton Express.

“Nuk ka kurrfarë dallimi mes meje dhe secilin person tjetër që punon,” ka thënë ajo.

Njerëzit me prejardhje arabe e përbëjnë 40% të popullatës në Dearborn, prandaj ta shohësh një grua me shaminë në kokë në orarin e punës nuk duhet t’ju duket tronditëse.

Në një intervistë, shefi i Departamentit të Policisë së Dearborn, Ronald Haddad, ka thënë: “Amal është një grua shumë e arsimuar. Ajo ka vetëbesim. Po ashtu, ajo ka dhembshuri për njerëzit që iu shërben. Dhe ky është mësimi që disa nga oficerët tjerë lokalë duhet ta mësojnë.”

Chammout punon kryesisht si oficere për shqiptimin e tiketave të parkingut dhe është në përfundim të Masterit në drejtësi penale./Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kjo-eshte-oficerja-e-pare-me-shami-ne-shba-video-425231/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...

Shikoni gjithashtu

Takim në Qipro i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të BE-së, pjesëmarës edhe Doc. Dr. Festim Halili

Në Limassol të Qipros është mbajtur takimi i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të …