Ballina / Lajme / Kosovë / Kjo është pasuria e kandidatëve për kryetar të Prishtinës
Loading...

Kjo është pasuria e kandidatëve për kryetar të Prishtinës

Shpend Ahmeti, Arban Abrashi, Lirak Çelaj dhe Arbër Vllahiu janë kandidatët e partive kryesore politike në vend që synojnë të triumfojnë në Prishtinë më 22 tetor në zgjedhjet lokale.

 Secili prej tyre ka ushtruar pozita të rëndësishme në institucione shtetërore.

Ahmeti tashmë si kryetar i Prishtinës, Arban Abrashi ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lirak Çelaj ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, kurse Arbër Vllahiu ishte këshilltar i ish-presidentes Atifete Jahjaga

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 kryetari aktual, Shpend Ahmeti nuk ka prezantuar ndonjë të dhënë për pasurinë e paluajtshme, duke qenë zyrtarisht pa “kulm mbi kokë”. Kurse ai ka deklaruar se posedon një veturë “Shkoda”, e cila ka vlerë rreth 10 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Sa u përket parave të gatshme Ahmeti ka bërë të ditur se posedon 2 mijë e 500 euro, të cilat i ka të kursyera në njërën nga bankat në vend, kurse të bashkëshortes ai i ka deklaruar 2 mijë e 300 euro.

Në deklarimin e pasurisë figuron se si kryetar i Prishtinës, Ahmeti merr mbi 16 mijë e 600 euro pagë vjetore.

Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi posedon shtëpi, banesa dhe tokë të cilat i ka deklaruar në emër të prindit, dhe gjithashtu si prona të përbashkëta vlera e të cilave arrin në mijëra euro.

Abrashi vozit veturë në vlerë 4 mijë e 500 euro kurse në bankë i ka të kursyera mbi 24 mijë euro para të gatshme. 35 mijë tjera ai i ka deklaruar në emër të bashkëshortes, shkruan Lajmi.net.

Arban Abrashi ka marrë pagë 1 mijë e 135 euro pagë mujore, kurse mbi 1 mijë e 600 euro i merr nga mëditjet dhe kryesimet, që gjithashtu ia ka paguar Ministria e Punës dhe Mirëqenies.

Kandidati tjetër për kryetar të Prishtiëns, Lirak Çelaj në deklarimin e pasurisë ka bërë të ditur se posedon banesë në vlerë 53 mijë euro. Kurse në emër të prindit ka deklaruar një shtëpi në vlerë 205 mijë eurosh.

1 mijë e 200 euro Çelaj i ka të kursyera në bankë si para të gatshme. Ai sa ishte zëvendësministër i Drejtësisë kishte pagë 13 mijë e 200 euro në vit, kurse gjithashtu paguhej edhe për meditje udhëtimi.

Kurse nga paga si asamblesit ai merr mbi 2 mijë e 300 euro në vit.

Befasia e këtyre zgjedhjeve në Prishtinë mund të thuhet se është kandidimi i Arbër Vllahiut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili nuk kishte kohë të gjatë që kishte aderuar në këtë parti.

200 mijë euro banesë ka deklaruar Vllahiu e cila është blerë nga paratë e trashërguara dhe kursimet.

Ai vozit veturë 10 mijë e 500 euroshe, kurse sipas deklarimit të pasurisë para të gatshme në banka ka të kursyera rreth 11 mijë euro.

Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 22 shtator, kurse zgjedhjet do të zhvillohen më 22 tetor.

/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...