Ballina / Lajme / Kosovë / Koalicionistët e PAN-it ta do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri
Loading...

Koalicionistët e PAN-it ta do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka shkruar në një postim në Facebook në lidhje me seancen e mbajtur sot.  Z. Mustafa u ndi i kënaqur që asnjëri nga deputetët e LDK-s dhe Alternativ-ës, nuk e kan votuar PDK-n. Ai madje ju ka gëzuar faktit se PDK nuk e ka marur voten as të Teuta Rugovës, votë kjo e shumë pritur nga ata.

Postimi plotë i Mustafës në Facebook:

“Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia.

Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjijve e tabutgjijve.

Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it ta do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar. IM”

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...