Ballina / Lajme / Komandant Hoxha ka një porosi për 26 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë
Loading...

Komandant Hoxha ka një porosi për 26 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

8 shtatori, dita kur me referendum pa pjesmarrjen e shqiptarëve u shpallë pavarësia e një shteti ekskluziv dhe unitarist maqedonas. Pushteti i atëhershëm i Gligorovit që funksiononte me logjikën totalitare komuniste, i mbushi kutit dhe shpalli se nga 71 % të pjesmarrësve në Referendum 95 % ishin pro pavarsisë.

Kurse me 17 nëntor 1991pushteti i Gligorovit me disa argatë shqiptarë, që ishin infiltruar në PPD dhe zgjedhur si deputetë, tradhtuan lëvizjen kombëtare të PPD-së, ndonëse e bojkotuan votimin, shkuan dhe e përqafuan Gligorovin për miratimin e Kushtetutës së re. Kjo kushtetutë në aspektin formalo-juridik, shënonte një kthim prapa në krahasim me Kushtetutën e vitit 1974 dhe për shqiptarët e Maqedonisë ishte jolegjitime.

Prej atëherë e deri më sot kanë ikur 26 vjetë, kurse shqiptarët e Maqedonisë përkundër luftës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit, ende mbeten në procesin e realizimit të sovranitetit të tyre, ku nga politikanë brithimë të të gjitha partive shqiptare diskutohen çështje që duhej të ishin të zgjidhur siapas afateve kohore të Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk e di a duhet të festojmë nesër apo jo. Nëse them jo, bie në kundërshtim me të gjitha partitë e shqiptarëve, përderisa memoria e tyre ka funksionuar vetëm me butonin e njohur të internetit DELETE të çdo gjëje që lidhet me sovranitet, por jo edhe për të qenë kukulla të qeverive të kaluara, qoftë të LSDM-së apo VMRO-së, ku të gjitha e kanë pasur synim pjesmarrjen në qeveri pa kushte nga frika e mashtruesve fashistë që kidnapuan në emër të atdhetarizmit përfaqësimin politik të shqiptarëve në fund të shekullit të kaluar. E ky fashizëm mashtrues i hajnave po vazhdon me emërtime të reja duke kidnapuar emra tjerë me tradita shqiptare.

Tani ua rikujtoj se lufta jonë në vitin 2001, përveç lirisë dhe të drejtës sonë për sovranitet në Maqedoni, ishte luftë edhe kundër mashtruesve fashistë shqiptarë, që ishin kriminel ordiner, grupe mafioze, që e maltretoni popullatën shqiptare, por të mbrojtura me pushtetin VMRO-PDSH të asaj kohe.

Siç e dini nga ardhja e Gruevskit në pushtet në vitin 2006 (me premtimin se do të ju hakmirret ushtarëve të UÇK-së) dhe koalicioni i tij me partinë humbëse PDSH, unë u detyrova të largohem nga Shkupi për shkak të një akuze pa fakte dhe prova, që e përfolnin emrin tim vetëm e vetëm për të denigruar personalitetin tim.

Zaten që nga ajo kohë, por edhe pas koalicionit të VMRO-së me BDI-në 2008-2016 vazhdoi e njejta lojë fashiste, pasi Ali Ahmeti të gjtha pushtetet ia dhuroi VMRO-së, por i dha hapësirë Menduh Thaçi ta shantazhonte pasi ishte njeri i besuar i VMRO-së, ku nga ky shantazhim më së shumti e pësonin ish-ushtarët e UÇK-së, por edhe qytetarët tjerë shqiptarë me raste të montuara, ku kulmi ishte “Monstra”.

Tani më nuk dalloheshte Ali Ahmeti nga Menduh Thaçi, pasi partia e tij ra plotësisht në duar të kriminelëve, ku dëgjueshmëria e tyre për VMRO-në ishte obligim hyjnor, nga shkaku se ruanin tenderat ku pasuroheshin disa grupe kriminele dhe pa merita lufte në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Sot skenën politike e kemi qervish politik. Kemi shumë parti. Kemi nostalgjikët e Menduh Thaçit të grupuar në disa parti, RDK, Aleanca dhe Besa, shtoja kësaj se i kemi aktiv ende kriminelët e DUI-it të Ali Ahmetit, që më shumë janë të lidhur me fashistët e VMRO-së, përfshirë edhe disa (B)analistë me gazeta dhe portale, nuk ka dyshim se nuk do të na lejojnë të mendojmë shtruar për problemet tona qenësore në lidhje me sovranitetin, por do të mundohen me trikat e njejta të vjetëra të na hutojnë që të na mashtrojnë më lehtë, por jo vetëm neve, gjithashtu do ta destabilizojnë edhe qeverinë reformatore të Zaevit, do ta satanizojnë çdo veprim të vullnetit të mirë të tij, pasi sot më shumë flasin për sovranitetin dhe të drejtat e shqiptarëve Zaevi, Penderaovski, e të tjerë, për të korrigjuar gabimet e pushtetit të Gligorovit, Cervenkovskit dhe të fashistëve të VMRO-së, se sa vetë partitë e shqiptarëve, të cilat na shesin kokrra të patriotizmit me kriminelët e tyre hajdutë, që njihen në mjediset shqiptare (që mbijetesën e tyre e varin në partitë e pushtetit), por gjithnjë do të mbesin humbës nga shqiptarët me vlera dhe vyrtite të larta kombëtare dhe fetare.

Pra, nesër mund të festojmë, mos për tjetër, për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe për shpresat se ka energji pozitive tek qeveria e Zaevit për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, por të jeni të sigurtë se kjo nuk i gëzon vetëm hajnat fashistë, kriminelët ordiner, grupet mafioze dhe sektet e korruptuara religjioze, ku të gjitha ëndrrojnë se mund të vjedhin aq sa ka vjedhur Menduh Thaçi me agjentët e tij dhe Ali Ahmetit me 40 hajdutët e tij.

Urime Ali Ahmeti, Urime Menduh Thaçi festa e 8 shtatorit, dita e pavarsisë së Maqedonisë. Ju bashibozukut e rinjë të partive të reja jeni dhe jetoni vetëm si Copy-Paste i këtyre dyve!

/TetovaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …