Ballina / Lajme / Komandant Hoxha: UÇK-së ju ngrit kurtha në Kumanovë akuzon partit politike se ishin në dijeni

Komandant Hoxha: UÇK-së ju ngrit kurtha në Kumanovë akuzon partit politike se ishin në dijeni

Në studion e televizionit INA i ftuar special ishte z. Xhezair Shaqiri i njohur me nofken si komandant Hoxha. Në këtë emision z. Shaqiri ka akuzuar krerër e partisë së kryeministrit Gruevski se të gjithë kan qenë në dijeni për hyrjen e UÇK-së, në mbrojtje të Kumanovës dhe kurthat e kurdisura kundër tyre. Po në këtë emision ai nuk la pa i akuzuar edhe përfaqësuesit e partive BDI -së dhe PDSH-së.

Sipas z. Shaqirit ai thotë ” Tre persona të sigurimit të shtetit maqedon janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedon në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedon. Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit. Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është inçizuar e gjitha.

Z. Shaqiri akuzon edhe politikanët të cilët kan qenë një ndër nxitësit kryesor me postera të tyre, për të hyr djemët e UÇK-së në Kumanovë, sepse ishte momenti i duhuar dhe ishte në favor të shqiptarëve. Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të mirrte kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .

Nga gjithë të tjerët  agjenti sekret i Maqedonisë Goran Sofevski gjatë këtij takimi ishte munduar t`i ndalonte të hynin djemët e UÇK-së, në Kumanovë përshkak të rrethanave jo të mira. Pas aksionit Goran Sovevski sipas maqedonasëve kishte vdekur nga infrakti, por në fakt dyshohet se është vrar.

Z. Shaqiri në këtë emision flet hapur dhe me bindje të plotë, se djemëve të UÇK-së, ju është ngritur kurth nga sherbimet sekrete maqedonase dhe rastin e tyre duhet ta udhëheqin prokuror ndërkombëtar dhe jo maqedonas.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Elezi: Përshendesim vendimin e Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore për miratimin e kornizës katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë Veriore

“Përshëndesim vendimin e Bordit të drejtorëve ekzekutiv të grupit të Bankës Botërore që sot e …