Ballina / Lajme / Kosovë / “Komandantët e shndërruar në biznismen, vranë veprimtarët e LDK-së”
Loading...

“Komandantët e shndërruar në biznismen, vranë veprimtarët e LDK-së”

Ditë më parë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar që Gjykata Speciale të merret edhe me krime ekonomike. Sipas tij, të hetoj pasurinë e atyre që bën milionat e pas luftës.

Por a duhet të merret kjo gjykatë me këto krime?

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” thotë se duke qenë se komandatët e shndërruar në biznismen, janë edhe urdhërdhënësit e krimeve të pasluftës, kryesisht vrasjes së njerëzve të pasluftës.

“Duke ditur se të gjithë komandantët u shndërrruan në biznesmenë, njerëz të haraçit dhe krimit ekonomi, këta janë edhe urdhërdhënësit për krimet e pasluftës, vrasjen e njerëzve të LDK-së, të cilët shikoheshin si pengesë për arritjen e qëllimit të tyre, marrjen e pushtetit”, thekson ai.

Me tutje Mehmeti thotë se kjo gjykatë mund të merret me rastin e Dino Hasanajt.

“Gjykata Speciale mund të përshijë në disa raste krimin ekonomik, por vetëm në ato raste ku ka pasur edhe të vrarë si p.sh vrajsen e Dino Hasanajt, që lidhet direkt me çëshjte biznesi”, thekson Mehmeti./BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...