Ballina / Lajme / Kosovë / Konfiskohen armë dhe arrestohen dy persona në Mitrovicë e Skenderaj
Loading...

Konfiskohen armë dhe arrestohen dy persona në Mitrovicë e Skenderaj

Sipas informacioneve të stacionit policor në Mitrovicë, dje me datën 13.12.2017, Policia e Kosovës në Mitrovicë dhe Skenderaj, i janë përgjigjur dy informacioneve  për dy persona të cilët dyshohet se kanë  poseduar armë.

Pas informatës së pranuar  në Sektorin e hetimeve rajonale DRP Mitrovicë nga pika kufitare Vermicë, se personi D.H., 42 vjeçar dyshohet se në shtëpinë e tij posedon armë. Pas marrjes së informatës me urdhër  të Prokurorit të shtetit,  nga policia është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në fjalë në fshatin Vinarcë.

Gjatë kontrollit  në shtëpinë e D.H.  është gjetur një pushkë gjuetie, një karabine, fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një thikë.

Nga policia si provë materiale është konfiskuar: një pushkë gjuetie me numër serik 162367, një pushkë karabine me numër serik 36087, 94 fishekë kalibri 7.62, 24 fishekë për pushkë gjuetie dhe një thikë.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me informatën e pranuar nga një qytetar në Stacionin Policor Skenderaj, se një person posedon një revole në brezin e tij, policia ka arritur ta identifikoj personin A.G., 33 vjeçar, ku gjatë kontrollimit ju është gjetur arma dhe ju është konfiskuar.

Nga policia si prove materiale është konfiskuar: një pistoletë e tipit CZ, modeli 75, me nr. serik: D6315, një karikator, 11 fishkë të kal.  9x19mm si dhe një fishek manovrues i kal. 9mm.

I dyshuari A.G., 33 vjeçar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedure të rregullt.

Të dy rastet po hetohen për vepra penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’’ .

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …