Ballina / Lajme / Kosovë / Kosova në kolaps energjetik!
Loading...

Kosova në kolaps energjetik!

OAK kërkon të merren masa që vendi mos të përfshihet në kolaps energjetik. Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka nxjerrë disa rekomandime që Kosova mos të përfshihet në kolaps energjetik. Kjo ka ardhur pas paralajmërimeve të fundit se brenda pak ditësh vendi mund të përballet me probleme tw shumta energjetike.

Përmës një konference për media të mbajtur të mërkuren, drejtuesi i sektorit energjetik në OAK, Ismet Mulaj ka deklaruar se urgjentisht duhet të shpronësohen tokat private dhe të krijohen mundësitë që KEK-u të filloj shfrytëzimin e qymyrit në zonat ku është paraparë. Mulaj i ka kërkuar Qeverisë të emëroj urgjentisht një bord profesional i cili të shkarkojë menjëherë gjithë menaxhmentin e KEK-ut, si fajtorin kryesor që Kosova rrezikohet nga kolapsi energjetik.

Kjo pasi siç ka thënë ai, menaxhmenti aktual është tashmë e 10 vite në krye të KEK-ut. “OAK i kërkon Qeverisë e re ta ketë prioritet rritjen e prodhimit energjetik në Kosovë përmes futjes së kapitalit privat në gjeneratorët aktuale dhe në ndërtimin e gjeneratorëve të rinj. OAK kërkon që të shqyrtohet oferta gjermane për Kosovën A e cila ka qenë jashtëzakonisht e favorshme për vendin. OAK i kërkon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë t’a mbikëqyrë punën e operatorit privat, KEDS, i cili është përgjegjësi kryesor që Kosova të ketë energji elektrike”, ka deklaruar ai. OAK i ka kërkuar po ashtu, edhe ZRRE-së që në asnjë mënyrë mos të mendoj për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pasi sipas OAK Kosova ka çmimin me të lartë në Evropë.

Kërkesë tjetër për ZRRE ka qenë edhe ulja e çmimin e rrymës për biznese si një faktorë kyç që do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së vendit. “OAK i kërkon ZRRE që të ndalë praktikat e deri tanishme të KEDS i cili në mënyrë jo ligjore po i obligon bizneset në investime në rrjet energjetik dhe të cilat po kushtëzohen që të mbesin pronë e KEDS. OAK i kërkon ZRRE që të mbikëqyrë licencat e lëshuara për energji të ripërtërishme dhe të rritë edhe me shumë mundësinë që biznesi privat të investoj në këtë sector”, ka deklaruar Mulaj duke paraqitur rekomandimet e Odës së Afarizmit të Kosovës. Ndërkaq, Prokurorisë së shtetit i ka bërë thirrje që menjëherë të filloj hetimet për përfoljet e shumta me keqpërdorimet në KEK./MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …