Ballina / Lajme / Kosovë / “Kosova Pak” vizitohet nga Oda Afariste e Kosovës
Loading...

“Kosova Pak” vizitohet nga Oda Afariste e Kosovës

Kryetari i OAK – s,  Ismet Mulaj me bashkëpunëtor ka vizituar fabriken për prodhimin e kartonit “ Kosova Pak”, ku u prit nga pronari i kësaj fabrike z. Tafil Kalimashi. Në këtë takim u diskutuan problemet që kompania i ka.  Z. Kalimashi potencoi rëndësinë e prodhimit të kartonit në Republiken e Kosovës. “ Kosova Pak” bënë prodhimin e kartonit për ambalazh. Ka gjithësej 2 lloje kartoni të valëzuar me 3 dhe 5 shtresa të ndryshme si dhe ngjyra bardh e kaftë. Ndërsa prerja e kartonit bëhet simpas porosisë së klientit. Ndërsa letra inportohet nga Gjermania, Zvicrra, Zagrebi dhe së fundmi nga Beogradi.

Z. Kalimashi thekson problemin e furnizimit të kartonëve, sepse kjo krijohet nga letra e riciklueshme dhe në Kosovë është e pamundëshme mbledhja në sasi të madhe që duhet për të krijuar kartonin pllakë. Ai tregon se kan gjithashtu problem me energji elektrike dhe se kjo po u shkakton problem të madh gjatë punës. Sipas tij KED-s, është duke i mashtruar njerëzit me pretendimin se kan prishje në sistemin energjetik edhe pse ka rrymë të mjaftueshme.

Të njejtin shqetësim e shprehu edhe antari i bordit OAK-s, Hasan Gigolli i cili tha “ Se ndalja e energjisë elektrike në Prizren dhe rrethinë me orar të zgjatur 5-6 orë po u shkakton probleme në biznes. Ku përshkak të reduktimeve të gjata të energjisë elektrike punët nuk po kan mundësi t`i përfundojnë me kohë”.

Kalimashi është i interesuar edhe për bashkpunëtor të tjerë dhe nëse kjo realizohet, ai është i gatshëm të punësoi edhe persona të tjerë veqanarisht ata të cilët nuk kan të ardhura financiare dhe komunitetin rom.

Nga ana tjetër z. Muklaj është shprehur i gatshëm në zgjedhjen e problemit të kompanisë “ Kosova Pak” . Ndërsa pronari i kompanisë falenderoi përfaqësuesit e OAK-s, për viziten dhe gadishmërinë e treguar në zgjedhjen e problemit.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...