Ballina / Lajme / Kosovë / Kosova përballë provokimeve serbo-ruse
Loading...

Kosova përballë provokimeve serbo-ruse

Policia e Gjilanit ka arrestuar dje tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik.

Dyshohet se ata mund të jenë të përfshirë në agjentura që punojnë kundër interesave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi. Sipas tij arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi letoneze dhe dy estoneze është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.

“Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu”, ka thënë Azizi.

Image

Hajrullah Tërnava

Foto galeri

Njohësit e sigurisë, arrestimin e shtetasve të huaj e ndërlidhin me situatën politike në Kosovë, sipas tyre shërbimet sekrete serbe tani janë shumë provokuese.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim  për “Bota sot”, ka thënë se shtetet jo mike janë të orientuara drejt Kosovës në çdo moment në raste krizash.

“Qenkan arrestuar edhe dy shtetasë të huaj pro-rusë për shkak propagandës kundër shqiptarëve në Kosovë, me të gjitha gjasat si agjentë rusë. Shtetet jo mike ose pse mos të themi armiqësisht të orientuara ndaj Kosovës, në  çdo moment në raste të situatave kriza në ato shtete, ndaj të cilave ushtrojnë aktivitete armiqësore, dhe dëshirojnë të jenë gjatë të pranishme me veprimet e tyre dhe të ndikojnë në politikat e tyre, për të cilat dëshirojnë  t’i realizojnë në të ardhmen në favore të tyre, tani lirisht mund të  themi se një  situatë e tillë është në favore të tyre, sepse shteti i Kosovës tani një  kohë  të gjatë është pa Qeveri e pa Parlament dhe si po shihet edhe gjatë do të zgjatë  kjo situatë. Ma në fund tani është e qartë se shërbimet sekrete tani janë shumë provoktive në këto trevat Ballkanike me pretekste të qarta të atyre pjesëve të ish Jugosllavisë  dhe gjetiu”,  ka pohuar Tërnava.

Sipas Tërnavës, rasti i arrestimit të personave të dyshuar është një provë ndaj reagimit të institucioneve të Kosovës.

Ai ka shtuar se pasi disa ditë më parë ishin burgosur disa persona të dyshuar dhe janë dënuar me shuma minimale të parave, atëherë fillojnë edhe të tjerët të qëndrojnë ilegalisht.

“Tani po del e qartë  si në rastin e para do ditëve kur u burgos një grup i përzier serbo- ruse që  kishin kaluar kufirin Serbi – Kosovë ilegalisht, e që  u dënuan me dënime minimale në  të  holla, paska qenë si provë  ndaj reagimit të  institucioneve të Kosovës, dhe një  dënim i tillë ndoshta  i paska provokuar lehtë  edhe tjerë me të kaluar kufirin ilegalisht, sepse më në  fund nuk do të thotë se çdo kalim ilegal për në Kosovë, policia e Kosovës patjetër do ta zbulojë, bëhet pyetja se a është vërtetë  ky grup që qenka burgosur mbrëmë se për satën herë  ka hyrë  në  Kosovë  në  mënyrë  ilegale, dhe sa grupe të  tjera paskan hyrë  në  Kosovë  në  të  njëjten mënyrë, në mënyrë  legale apo ilegale! Prandaj,  në  të  ardhmen çdo kush që  në  mënyrë  ilegale e kalon kufirin e Kosovës, në  mënyrë  ligjore ato dënime duhen të  jenë  të  ashpra dhe të pa mëshirshme deri në  ndalimin me vite që mos të hyjnë  ma në Kosovë, si dhe me dënim të  larta në  të  holla. A thua sikur ta kalonin ilegalisht qytetarët e Kosovës kufirin ruse çfarë dënime do ju shqiptonin atyre”, ka theksuar Tërnava.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...