Ballina / Lajme / Kosovë / Kosova përballë skenarëve të rrezikshme të Serbisë
Loading...

Kosova përballë skenarëve të rrezikshme të Serbisë

Ish ministri i jashtëm i Republikës se Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se bisedimet në mes Serbisë dhe Kosovës do të përfundojnë më njohje reciproke dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Hoxhaj, duket se ka harruar se Kosova ka dështuar të anëtarësohej pikërisht në UNESCO, pikërisht për shkak të Serbisë e cila vazhdimisht ka bëre fushata të egra kundër shtetit të Kosovës.

Bisedimet mes dy shteteve fqinje Kosovës dhe Serbisë nuk kanë sjellë rezultate të mira deri më tani, ani pse ka pasur shumë marrëveshje të nënshkruara. Në shumicën e rasteve këto marrëveshje nuk janë respektuar nga ana e Serbisë. Ish ministri i jashtëm i Republikës se Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se  bisedimet në mes Serbisë dhe Kosovës do të përfundojnë më njohje reciproke dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Hoxhaj, duket se ka harruar se Kosova ka dështuar të anëtarësohej pikërisht në UNESCO, pikërisht për shkak të Serbisë e cila vazhdimisht ka bëre fushata të egra kundër shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur edhe njëherë i sigurt se Kosova do të dështojë në anëtarësimin e saj në UNESCO. Daçiq edhe një herë ka shtuar se pranimi i Kosovës në UNESCO nuk është fare në agjendë deri më tani, shkruan Tanjug.

“Unë vazhdimisht e drejtoj këtë çështje, duke dërguar ambasadorë dhe jam i sigurt se nuk mund të kalojnë në anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Daçiq.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …