Ballina / Lajme / Kosovë / Krasniqi “propozon ilaçin” për zgjidhjen e krizës politike në vend
Loading...

Krasniqi “propozon ilaçin” për zgjidhjen e krizës politike në vend

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi nga KDI, ka marrë një shembull nga Senati Amerikan, për të “propozuar” zgjidhjen e krizës politike në vend.

Është ndalur te një sekuencë nga seria “House of Cards” ku senatorët detyrohen të marrin pjesë në seancë për të siguruar kuorumin.

“Një veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe në të vërtetë. Në shkurt të vitit 1988, policia e Senatit Amerikan kishte sjellë në këtë mënyrë senatorin Bob Packwood në seancë. Kjo ndodhi pasi Senati kishte urdhëruar arrestimin e senatorëve që mungonin dhe pamundësonin mbajtjen e seancës”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Image

“Ilaç i mirë kishte qenë edhe për Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar më pas ai.

Kujtojmë se në bazë të Kushtetutës, propozimi për kryetar të Kuvendit i takon subjektit i cili ka marrë më së shumti vota në zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 qershorit i pari ka dalë koalicioni PAN, por që në mungesë të votave të nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit po bojkoton seancat. /KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...