Ballina / Lajme / Kosovë / Kryeministri francez Édouard Philippe uron Haradinaj për postin e kryeministrit

Kryeministri francez Édouard Philippe uron Haradinaj për postin e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj ka marur një letër urimi nga homologu i tij francez  kryeministri francez, z.Édouard Philippe.

Philippe uron z. Haradinaj për postin e kryeministrit dhe uron që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian. Franca është e gatshme të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në këtë rrugë dhe të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.

Letra e plotë:

“Zoti Kryeministër,

Ju dërgoj përgëzimet e mia për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Pas formimit të qeverisë së re që ju drejtoni, shpreh urimin që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian. Franca është e gatshme të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në këtë rrugë dhe të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.

Për më tepër, Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, ashtu siç e ka theksuar edhe Presidenti i Republikës gjatë samitit të Triestes që u mbajt më 12 korrik të këtij viti.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurinë e konsideratës sime më të lartë.
Edouard PHILIPPE”

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …