Ballina / Lajme / Kosovë / Kryesia e LDK-s mban mbledhje të fshehta!

Kryesia e LDK-s mban mbledhje të fshehta!

Përmes një postimi në Facebook Ismet Beqiri, deklaron se edhe pse ishte i përzgjedhuri për kandidat të Prishtinës, Kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje të fshehur dhe është larguar nga kandidimi. Ndërsa thotë se do të jet i gatshëm të punoi për të miren e vendit dhe se do të vazhdon të jet antarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-s.

Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë

Dëshiroj qe publikisht të ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës,të jem zëri juaj përfaqësues nga rradhët e LDK-së.
Veçmas falenderoj Degën e I-rë,Nëndegët,Forumin e Gruas,Forumin Rinor dhe anëtarsinë e Degës time,që kanë bërë propozimin për Kandidat.
Po ashtu falenderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.

Përkundër faktit që kisha vullnetin,gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë,më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së)nuk e kam mundesin të garoj,të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.

Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së).

Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.

Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojm Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera.
I.Beqiri

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …