Ballina / Lajme / Kosovë / Kurteshi: PAN-i po mundohet ta mbajë peng vendin me 39 deputetë
Loading...

Kurteshi: PAN-i po mundohet ta mbajë peng vendin me 39 deputetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA, nuk po merr pjesë në seancën konstituive në Parlament, për shkak se po do të blejë kohë në mënyrë që të bindë ndonjë deputet t’u bashkohet për ta formuar qeverinë.

 “PAN-i vetëm po do të blejë kohë me qëllim që ta bindin ndonjë deputet t’u bashkohet”, ka thënë Kurteshi, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas Kurteshit, “PAN-i po mundohet ta mbajë peng tërë vendin me 39 deputetë”.

Ai ka thënë edhe se Kosovës nuk i nevojitet një qeveri nën ndikimin e Listës Serbe që është nën direktivat e Beogradit.

“Beogradi ka synim ta pengojë zhvillimin e Kosovës dhe deputetët e Listës Serbe janë drejtpërdrejtë nën ndikimin e Beogradit, ndaj një qeveri e tillë nuk i bën hajër Kosovës”, tha ai. /Klan Kosova/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …