Ballina / Lajme / Kosovë / Kurti: Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes
Loading...

Kurti: Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes

Albin Kurti përmes llogarisë së tij në facebook ka uruar tre kryetar komunash të cilët që nga nesër do të jen përfaqësues komunash.

Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie.

Postimi i plotë

Urime fitorja, qytetarë të komunave të Prishtinës e të Prizrenit! Sot festa është e kuptueshme, sepse e shmangëm një të keqe të madhe në dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes, por edhe ndërtim i së mirës. I së mirës me program e sipas ligjit. E mirë që duhet të jetë në shërbim të të gjithëve, edhe në shërbim të votuesve të partive të tjera.

Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie.

Në këto tri komuna do të qeverisim gjithnjë me qytetarin në mendje e të cilin përgjithmonë e duam me zemër.

Edhe një herë urime, me shumë dashuri!

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...