Ballina / Lajme / Kush do të jetë prokurori i ri i Maqedonisë?
Loading...

Kush do të jetë prokurori i ri i Maqedonisë?

Më 22 gusht, qeveria e Maqedonisë do t’i propozojë Kuvendit të bëjë shpallje për prokurorin e ri shtetëror. Zëdhënësi i qeverisë Mille Boshnjakovski, në konferencën për shtyp deklaroi se në seancën e ardhshme ditën e martë, qeveria do t’i rekomandojë Kuvendit të fillojë me procedurën për të përzgjedhur pasardhësin e Marko Zvërlevskit.

Pas kësaj, Kuvendi duhet të bëjë shpallje në “Gazetën Zyrtare” si dhe në të paktën dy gazeta ditore, njëra prej të cilave duhet të jetë në gjuhën shqipe. Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes. “Përzgjedhja e një profesionalisti, gjegjësisht personi me dinjitet, i cili do ta kthejë reputacionin e funksionit të prokurorit publik, do ta respektojë ligjin dh Kushtetutën dhe do të sillet në mënyrë të barabartë, të paanshme dhe të përgjegjshme në ndarjen e drejtësisë. Njëherazi do ta kthejë besimin e qytetarëve në institucionet gjyqësore”, u shpreh Mille Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM.

Prokurori i ri publik do të duhej ta pastrojë oborrin e vet, në rast se dëshiron një prokurori të shëndoshë dhe të pavarur, thotë avokati i Shkupit Zvonko Davidoviq, i cili njëherazi paralajmëroi se do të kandidojë për prokuror shtetërorpublik. Për Tv21 thotë se mënyra se si ka punuar Marko Zvërlevski viteve të kaluara, më nuk guxon të përsëritet. “Për fat të keq, prokuroria jonë e rregullt nuk funksiononte. Të gjitha problemet filluan nga atje dhe mendoj se atje edhe do të përfundojnë, sepse gjyqësori është ai që, nëse reformohet siç duhet, do ta dallonte një shtet normal dhe demokratik, nga një shtetet me të gjitha problemet që i patëm deri më tani”, tha Zvonko Davidoviq,shkruan Tv21.tv

Nga VMRO-DPMNE akuzuan se shkarkimi i Zvërlevskit u bë vetëm e vetëm që Zaevi të mbrohet nga disa raste gjyqësore të hapura kundër tij. “LSD-së nuk i intereson ligji. Zoran Zaevit i shpejtohet. I gjithë opinioni e pa se si ai kërkon 100 mijë euro ryshfet. Prandaj, LSD-ja kërkon që sa më parë të fillojë procedura për përzgjedhje të prokurorit të ri publik. Dikush i cili do të jetë i dëgjueshmi i Zaevit. Dikush që do të tentojë për herë të tretë ta shpëtojë dhe ta amnistojë, siç ndodhi në rastet “Global” dhe “Pu瓔, u shpreh Trajçe Dimkov, VMRO-DPMNE.

Informacionet flasin se kandidatë për prokuror të ri shtetëror të Republikës së Maqedonisë, përveç Zvonko Davidoviq, do të jenë edhe Aleksandar Tortevski, Aleksandar Nakov dhe Lorija Vanevska. Deri në emërimin e prokurorit të ri shtetëror, do të caktohet një ushtrues detyre, u shpreh në linjë telefonike njeriu i parë i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski. Ai tha se, në pajtim me orarin vjetor, për atë se kush do ta drejtojë Prokurorinë Themelore të Republikës së Maqedonisë, do të vendoset në seancën e ardhshme të këshillit.  /albu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...