Ballina / Show Bizz / Muzike / Kush e ndihmoi nga burgu reperin Kambo në realizimin e klipit “Todo O Nada” ( Video)
Loading...

Kush e ndihmoi nga burgu reperin Kambo në realizimin e klipit “Todo O Nada” ( Video)

Reperi Kambo, ditë më parë ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor “Todo O Nada” titullohet kënga e tij më e re me tekst të punuar nga vet reperi.

Klipi ka përfunduar xhirimet kryesisht në Prizren, gjithashtu edhe disa skena ekskluzive shihen në klip nga disa shqiptar që jetojnë në Zvicër të cilët shfaqen në klip me makina luksoze dhe me mbishkrimin “KAMBO” .

Në disa pamje të klipit të publikuara në “YOUTUBE ajo që bie në sy është prezenca e Dibran Hoxhës ose ndryshe siç njihet nga publiku me nofkën “KOBRA” aty ai shfaqet me një shumë të konsiderueshme parash,me unaza dhe varase shumë të shtrejta.

Edhe pse ishte në burgun e Slovenisë ai e realizoi xhirimin brenda burgut vetëm për përkrahje të reperit të ri KAMBO.

Gjithashtu vlen të theksohet edhe vallatarja nga Prizreni “KALLASHI” e cila në çdo moment e ka ndihmu reperin në realizimin e projektit muzikor. Se a do të përkrahet në projektet e reja muzikore ky reper nga kjo dyshe me ndikim të madh në Prizren nga Kallashi dhe Kobra mbetet të shihet në ditët në vijim.

/MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “Dy Krena” Super projekti muzikor nga Reeezy (Foto-Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj …

Loading...