Ballina / Sport / Kush është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin?
Loading...

Kush është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin?

Barcelona tashmë ka transferuar zëvendësuesin e Neymarit. Ai është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, i cili u ble për 105 milionë euro plus 40 të tjera bonuse.

Por, Mino Raiola, që së fundmi u raportua se është bërë agjent i Lorenzo Insignes, thotë se anësori italian do të ishte zëvendësuesi ideal i Neymarit, që u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

“Insigne është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin dhe i vetmi që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Neymari për shkak të cilësive dhe karakteristikave që posedon”, u shpreh Raiola.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Barcelona tashmë ka tentuar të transferojë italianin, por Napoli ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove nga Blaugranët. /albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...