Ballina / Lajme / Kosovë / Kush nga komandantët e UÇK-së do të arrestohet për falsifikim? Ja Çfarë thotë Prokuroria
Loading...

Kush nga komandantët e UÇK-së do të arrestohet për falsifikim? Ja Çfarë thotë Prokuroria

Këshilli Prokurorial i Kosovës në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka treguar se deri më tani për dyshimet për falsifikim të dokumenteve për statusin e veteranëve dhe invalidëve të luftës nga prokuroritë themelore, vetëm në Prizren janë regjistruar tri lëndë për dyshime ndaj katër personave, derisa Prokuroria Themelore në Ferizaj ka një rast të dyshimtë, i cili është në procedurë.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka bërë të ditur se aktualisht ka informata për keqpërdorime, por që janë në verifikim e sipër.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ka një rast i cili është në procedurë, në Prokurorinë Themelore në Prizren janë të regjistruara tri (3) lëndë ndaj katër (4) personave, Prokuroria Themelore  e Gjakovës deri më tani ka tri (3) informata të cilat janë në verifikim e sipër”, ka thënë Luftiu.

Sipas ti, në Prokurorinë Themelore të Pejës nuk ka asnjë rast. Ndërkaq, deri më tani, ai ka thënë se nuk kanë marrë informata nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Ndërsa në pyetjen se a mund të ketë ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dyshuar për falsifikim të listave të veteranëve, Këshilli prokurorial nuk ka dhënë përgjigje, duke anashkaluar pyetjen e kërkuar.

/BotaSot/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...