Ballina / Lajme / Kosovë / Ibush Kllokoqit informator i UDB-s

Ibush Kllokoqit informator i UDB-s

Mediat social së fundmi jan bërë  vend ku të gjithë komunikojnë apo edhe postojnë mendime të ndryshme rreth  shumë qështjeve.

Ndër ta është edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftrari i cili i drejtohet presidentit Hashim Thaçi me një postim në murin e tij të Facebukut, duke e akuzuar për ekzekutimin e Ibush Kllokoqit dhe shumë atentate të kurdisura kundër disa ushtarve të UÇK-së,  të cilët i kan shpëtuar atentateve por që në mesin e tyre ka edhe të plagosur.

Miftari përmes këtij postimi ka pyetur Thaçin “se kush kush ishte informatori i UDB-s I viteve ’80-90’’?

Ja postimi i plotë:

Z.President cili nga bashkëpunëtorët e juaj më të afërt ( jo Kadri Veseli) ishte informator i UDB-së, konkretisht ishte informator i Ibush Kllokoqit gjatë viteve ’80-‘90.
A ishte kjo arsyeja kryesore pse u urdhërua aq urgjent ekzekutimi i tij? A ishte nga frika se do të zbulohet informatori, (shoku juaj) pasi ish inspektori i sigurimit serb filloi të bashkëpunonte e të fliste hapur me ne G2 (Z/4).

Më duhet t’ju zhgënjejmë z.President juve dhe atë Tovarishin tënd, duhet ta dini se jeni vonuar shumë, pasi i ndjeri para se ta ekzekutonit i kishte mbi një javë rresht nga disa orë (4.5 orë) në çdo mbrëmje që fliste hapur me G2-ZKZ.

Fatkeqësisht për ju gjatë verifikimit të më vonshëm të atyre shumë informacioneve, të marruna edhe nga burime të tjera… dhe nga njerëzit e tjerë kanë dal se informacionet janë të sakta.

Dhe fatmirësisht, ata dëshmitarë, shumica që e kanë konfirmuar verifikimin… pos që i kemi mbajtur të sigurta deklaratat e tyre (live) ata dëshmitarë janë gjallë edhe sot.

Edhe ne ish pjesëtarët e UÇK-së, hetuesit e G2 në rastin I-K….. nga pesë sa ishim në këtë rast, të gjithë neve pas luftës na diferencuat dhe ndaj të pestëve ka pat atentate dhe linçime politike, njëri nga nè është vrarë, dhe njëri është plagosur rëndë.

Fatmirësisht qe shumë kohë nuk jemi të vetmit që i dimë dhe që kemi qasje në këto raste (pasi ka edhe raste të tjera), fatmirësisht për ne koha dhe drejtësia është aleat i joni dhe çdo ditë që kalojmë ne jemi më të fortë dhe më të vendosur, kurse ju jeni më të lig.

Dhe nuk e mbani shtetin dhe pushtetin edhe shumë kohë me prangat e juaja.

  1. Radhën tjetër do t’ju pyes për lidhjet në mes UDB-Qendrës tregtare në Shtimje- vëllaut tënd dhe një serbi.

(Ky serb në vitin 2003 ju ka dërguar juve me rekomandim dy letra, në selinë e partisë tuaj)..

Nëse ke harruar… pota rifreskoj memorien pak, se unë Naim Miftari në fillim të vitit 2004 ti kam dërguar dy minikaseta të tipit CROME kopje (biseda telefonike disa orëshe) kasetat ti ka sjellë një shok i joni i përbashkët, së pakut unë e kam mik, përdryshe disa herë deputet i PDK-së në parlamentin e Kosovës (deputeti është gjallë), kasetat lidhen me këtë temën lart dhe lidhjet e UDB-ës dhe të këtij serbit (të lartcekur) dhe vëllait tënd të dashur… ju keni heshtur edhe atëherë, por gjer kur se…

/MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …