Ballina / Lajme / Bota / Ky është personi që po kërkohet për sulmin në Barcelonë
Loading...

Ky është personi që po kërkohet për sulmin në Barcelonë

Policia spanjolle bën me dije se është vënë në kërkim të marokenit Younes Abouyaaqoub, i cili, sipas mediave spanjolle, është shoferi i furgonit, që shkaktoi vdekjen e 13 personave në Barcelonë.

Kjo pasi i riu që drejtonte furgonin, mësyu në drejtim të turmës në bulevardin “Las Ramblas”, mund të jetë ende i gjallë dhe në arrati.

22-vjeçari jetonte në qytetin e vogël të Ripoll në veri të Barcelonës, ku policia ka arrestuar 3 vetë.

Oukabir dyshohet se me dokumentet e të vëllait kishte marrë me qira furgonin e përdorur për sulmin në Barcelonë dhe një tjetër që u gjet disa orë më vonë në qytezën e Vik, me të cilin kishin planifikuar të arratiseshin.

Të gjithë viktimat e sulmit në Las Ramblas ishin turistë, mes të cilëve dy italianë, një amerikan, një kanadez, një spanjoll dhe një portugez.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zhduket studentja Adea Shabani familja 25 mijë dollar shpërblim për gjetjen e saj

Është zhdukur pa gjurmë Adea Shabani nga Maqedonia e cila kishte shkuar në Amerikë për …

Loading...