Ballina / Lajme / Kosovë / “Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë”, shqiptari përballë të cilit përkulej edhe presidenti kroat Tugjman
Loading...

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë”, shqiptari përballë të cilit përkulej edhe presidenti kroat Tugjman

Bekim Berisha është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës. Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë dhe për artin e tij luftarak flitet edhe sot, 19 vjet pas vdekjes. Mediat kroate kohë pas kohë publikojnë shkrime ku lartësojnë figurën e tij. Një nga shkrimet e fundit është ai i portalit kroat dnevne.hr.

Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”. Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha. Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdioq 19 vite më parë. Këtë trim shqiptar banorët e Banovinës e kujtojnë edhe sot, ndërsa guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje e presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”, nis rrëfimin kjo e përditshme.

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën, shkruan dnevene.hr, transmeton InfoPress.

Berisha është një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kam takuar ndonjëherë”, – e vlerësoi gjenerali Janko Bobetko.

Ushtari i vetëm që u dekorua nga tre presidentë

Bekim Berisha ka lindur më 16 qershor 1966 në Graboc, Pejë.

Kosova atij ia ka ngritur tetë përmendore, me emrin e tij quhet Akademia ushtarake e Ushtrisë së Kosovës, një kazermë ushtrie dhe një garnizon në Prishtinë, si dhe për të janë kompozuar shumë këngë. Ai është po ashtu është i vetmi personalitet që është dekoruar nga tre presidentë, ai kroat, kosovar dhe shqiptar.

Siç shkruan portali kroat, Bekim Berisha ishte i ngritur dhe ka folur pesë gjuhë. Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë.

Bekim Berisha, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë për 539 ditë ishte pjesëtar i Ushtrisë Kroate. Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.

Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.

Ai u vra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/albeu.com/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …