Ballina / Lajme / Kosovë / Kyqjet ilegale në tubacionin e ujit në Vushtrri
Loading...

Kyqjet ilegale në tubacionin e ujit në Vushtrri

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve si dhe ardhja e mërgimtarëve në Komunene e Vushtrrisë, ka bërë që qyteti të përballet me mungesen e ujit të pijshëm.

Ndërsa qytetarët e Vushtrrisë, ankohen për mungesen e ujit dhe shprehen se kjo gjendje është e pa përballueshme.
Nga ana tjetër Menagjeri i Njësisë Operative, Fatos Vërbovci për MegaPress, thotë se shkaqet kryesore për mos furnizimin e rregulltë të ujit, janë kyqjet ilegale të banorëve në tubacionin e ujit, shpërdorimi i ujit nga ana e qytetarëve, si dhe prishja e gypave për arësyeje se në disa zona nuk janë ndërruar. Ndërsa kërkesa për furnizim me ujë është shumë e madhe.
Sipas Verbovëcit për momentin furnizimi i ujit është 390 L/s. Ku deri në shtatorë pritet që të rregullohet furnizimi me ujë të pijëshëm në gjithë Komunen e Vushtrrisë, ka thënë ai./MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...