Ballina / Lajme / Kosovë / Labi “do të kandidohet për kryetar të Ferizajt, nëse AKR bëhet me PAN’in”
Loading...

Labi “do të kandidohet për kryetar të Ferizajt, nëse AKR bëhet me PAN’in”

Nëse Aleanca Kosova e Re do të bëhet pjesë e koalicionit PAN dhe do ta formojnë qeverinë së bashku, Labinot Tahiri pritet të dalë si kandidat i AKR-së dhe i PAN-it për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

Burimet kanë thënë për Klan Kosova se një nga kushtet e AKR-së për PAN-in është që Labi të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Sipas tyre, nëse nuk do ta merrte këtë përkrahje, Tahiri nuk do të garonte fare për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i këngëtarit për t’i hyrë politikës.

Nëse nuk arrihet marrëveshje në mes të PAN e AKR-së, në vend të Labit, që do të vazhdojë si deputet i AKR-së në Kuvend, për kryetar komune nga kjo parti pritet të garojë, Amir Rexhepi, sekretari i Aleancës Kosova e Re.

/Express/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...