Ballina / Lajme / Kosovë / Limaj: S’ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër
Loading...

Limaj: S’ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj vendi do ta ketë qeverinë, por siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejt t’i krijojë institucionet.

“Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesën në deklarimet tona, dhe se kur mesazhi nuk duhet të kalojnë në manipulime.

Limja tregon se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dal si koalicioni i parë .

Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.

“Nuk do të kisha pranuar asnjëherë që të jem pjesë e një qeverie që shantazhet në këtë mënyrë”, tha Limaj.

Bllokues politik tha janë të gjitha partitë politike, e në veçanti tha ata që kanë fituar më së shumti. Tri partitë kryesore që janë në koalicion kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale, deklaroi Limaj në transmetuesin publik.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Skena politike tha se asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë.

/Gazeta Express/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...