Ballina / Lajme / Kosovë / Limaj tregon se cilat ministri do t’i udhëhiqte Nisma në qeverinë e PAN-it
Loading...

Limaj tregon se cilat ministri do t’i udhëhiqte Nisma në qeverinë e PAN-it

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se partia të cilën ai e udhëheq do ta drejtojë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e re, nëse koalicioni PAN arrin ta formojë atë.

Ndërsa, sa i përket ministrisë se Bujqësisë, ka thënë se ende nuk është vendosur. Megjithatë, ka thënë se Nisma do të ketë një nga prioritetet bujqësinë.

“Jemi duke diskutuar për çështjen e emrave. Ne duam ta japim një shembull nga të tjerët. Po diskutojmë. Jemi në diskutim se ku mund të japim më shumë. Dëshira për t’i shërbyer vendit është e madhe. Ne kemi marrë votat dhe kemi dalë në votim. i siguroj qytetarët qe do t’i shërbejmë me dinjitet vendin tonë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

/Gazeta ZËRI/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...